Bashkia Shkodër organizon edicionin e katërt të Festivalit të Këngës Qytetare “Luleborë”.
Ky festival ka si për qëllim të risjellë tek publiku këngë qytetare,me motive shkodrane,duke nxitur profesionalizmin dhe nivelin e lartë artistik, përmes interpretimit “live” të çdo kënge të këtij festivali.
I pranishëm në këtë festival ka qënë dhe vetë Presidenti Ilir Meta ku dëgjoi këngët pjesëmarrëse dhe normalisht shikoi mënyrën e organizimit të këtij festivali me një histori 30 vjeçare.
.
Ky festival u zhvillua në teatrin Migjeni,i cili është në qëndër të qytetit të Shkodrës,me këtë event të zhvilluar është thyer një tjetër ‘tabu’,ku valët e muzikës nuk infektojnë me koronavirus asnjë dashamirës të muzikës, dhe këtë e vërtetoi mjaftë mirë prania e shumë qytetarëve në teatër,duke zbatur një protokoll të caktuar dhe pa qënë të rrezikuar.
Gjatë këtij festivali ajo që vihet re është dhe shfaqja e Teatrit Kombëtar i shembur si një formë proteste,për zhdukjen e objekteve me rëndësi historike në vend, dhe për të treguar sesa i rëndësishëm është arti për të gjithë artistët duke u solidarizuar për këtë event.
Kënga fituese e Festivalit të Këngës Qytetare Shkodrane “Luleborë” ,ishte ajo e kënduar nga Savjana Vjerdha,me muzikë të Enis Mullaj dhe tekst të Erjona Rushiti.
Fituesja e çmimit të dytë ishte Silvia Kacarosi një zë unik dhe shumë i dashur për qytetarët,pëfaqësimi i saj në këtë event ishte mjaft domethënës dhe surprizues,kënga e saj ishte mjaft e veçantë,dhe e ndërthurur bukur.
Fituesja e çmimit të tretë ishte Mukades Çanga,një përfaqësuese e muzikës popullore shkodrane ,”Mjeshtre e Madhe” nuk mund të mos ishte në top treshen më të mirë të këtij festivali me rëndësi kulturore.