Mbytën dhe dogjën nënë e bir/ Gjykata jep vendimin final për nusen dhe dashnorin e saj në Vlorë

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Vlorës, ka dhënë dënimin për shtetasen Hysnie Hoxhallari dhe Kasëm Pirjasi, të cilët vranë nënë e bir, në vitin 2018-të, një k-rim që u tentua të manipulohej si një z*jarr në banesë. Pirjasi është dënuar me b*urgim të përjetshëm, ndërkohë që për Hoxhallarin, gjykata ka dhënë në final 35 vite b*urg.

Hysnie Hoxhallari, në bashkëpunim me të dashurin e saj, Kasëm Pirjasi, dh*unuan deri në vd*ekje Olsi dhe Selkie Hoxhallarin, për t’i djegur më pas në kuzhinën e shtëpisë. Fillimisht, hetimet pas ngjarjes dhe dhënies së masës së sigurisë, i kaluan në atë kohë Prokurorisë së K*rimeve të R*ënda, por më pas çështja u rikthye në Prokurorinë e Vlorës.

SI NDODHI NGJARJA

V-rasja që tronditi qytetin e Vlorës më 21 janar 2018-të, ku Selkie dhe Olsi Hoxhallari, (nënë e bir) u v-ranë dhe më pas u dogjën, dërgoi në qeli dy autorë, që ishte nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj, Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirjasi. Hysnie Hoxhallari, është gruaja e Olsi Hoxhallarit, e cila sipas Prokurorisë, kishte krijuar një lidhje intime me Kasem Pirjasin, ku gjatë hetimit ka rezultuar se; Pirjasi së bashku me Hysnien, kanë v-rarë dhe më pas d*jegur nënë e bir në një banesë në Vlorë.

K-rimi i rëndë që tmerroi Vlorën në janar të vitit 2018-të, ku e moshuara Selkie, është gjetur në banesë me një shenjë prerjeje në fyt, ndërsa djali i saj një të çarë në kokë. Ky k-rim i r*ëndë u raportua në Polici, në orët e para të mëngjesit të datës 21 janar, nga vetë nusja e shtëpisë Hysnie Hoxhallari, e cila së bashku me të dashurin e saj, Kasem Pirjasi, janë marrë të pandehur dhe po gjykohen për akuzën e “V-rasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, kryer në bashkëpunim.

Hetimi ka zbuluar se, k-rimi u raportua në Polici nga vetë e pandehura, Hysnie Hoxhallari, e cila pasi ka dhënë dëshminë në Policinë e Vlorës, është kthyer në banesë duke dhënë dhe një intervistë në media, ku ka folur për ngjarjen e r*ëndë, duke treguar se nuk dinte se kush mund ta bënte një gjë të tillë, ku se gjithçka mund të kishte ndodhur për grabitje, pasi burri i saj Olsi Hoxhallari, sapo ishte kthyer nga Greqia, ku punonte si emigrant sezonal.

Dëshmisë së Hysnies, nuk i ka besuar shumë Prokuroria e Vlorës, e cila në atë periudhë ka vënë në përgjim disa anëtarë të familjes, ku ka rezultuar se Hysnia, fliste me motrën e saj, Dashurie Ziu, dhe bashkëshortin e kësaj të fundit, për fshehjen e disa kartave telefonike, që për to ishin prova që mund të sillnin zbulimin e ngjarjes.

Kaq ka mjaftuar që vëmendja e prokurorëve dhe policëve, të shtohet mbi nusen e shtëpisë që çuditërisht, nuk kishte pasur të njëjtin fat si vjehrra dhe burri i saj, që u v-ranë dhe u d*ogjën, por u kishte shpëtuar ag*resorëve. Mbi bazën e këtyre dyshimeve, Policia dhe Prokuroria e Vlorës, kanë studiuar me vëmendje të gjitha tabulatet telefonike, të numrit të telefonit që përdorte Hysnia, ku ka rezultuar se ajo, ka biseduar gjatë dhe shpesh me një person nga Fieri, që quhej Kasëm Pirjasi.

Pikërisht me këtë person, ajo kishte krijuar një lidhje intime jashtëmartesore. Përgjimet dhe ndjekja në terren e çiftit të dashuruar, solli zbulimin e autorëve të këtij k*rimi të r*ëndë, ku gjatë fazës hetimore, të dy kanë pranuar autorësinë e k*rimit, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, në këtë v-rasje të r*ëndë të nënë e bir, në janar të 2018-ës. Biseda me motrën zbuloi k-rimin. Mes Hysnies dhe Dashurisë, është zhvilluar një bisedë telefonike, si më poshtë:

Hysnia: Ku t’i lë unë këto, moj qyqja? Dashuria: Çfarë janë ato? Hysnia: Ja me, këto kapaçkat e numrave. Dashuria: Po mirë moj hidhi. Hysnia: Huuu, t’i shikojnë ato (hetuesit), kush i ka pasur këto numra. Pastaj i mora me vrap, thashë o zot do t’i gjejnë aty, hajde të bësh punë.

Dashuria: Po mirë moj unë i kam pasur. Hysnia: Unë i kam pasur, po ti ç’ne kaq numra këtu, hiq një e vër një, hajde merru me ta. Bisedat intime mes Kasëmit dhe Hysnies. Kontaktet ndërpriteshin, vetëm kur Olsi kthehej nga Greqia

Nga analizimi përgjimeve të kryera nga ana e prokurorisë, ka rezultuar se Hysnie Hoxhallari, kishte dy numra telefoni dhe jo një, siç kishte deponuar më parë në Polici. Por surpriza e hetuesve, ishte celulari i saj, në të cilin ishin përdorur nga 7 maji i vitit 2017-të deri në 31 dhjetor po të vitit 2017-të, pra plot 6 numra telefoni dhe një në emër të të dashurit të Hysnies, shtetasit Kasëm Pirjasi.

Nga tabulatet telefonike, komunikimet e Hysnie Hoxhallarit me të dashurin e saj, Kasëm Pirjasi, nisnin çdo ditë nga ora 06:30 e mëngjesit, deri në 00:30 të mbrëmjes, vetëm gjatë ditëve që bashkëshorti i Hysnies, vi*ktima e k-rimit m*akabër Olsi Hoxhallari, ndodhej në Greqi.

Zjarr Tv Ad