K*anosi biznesmenin se donte t’i merrte para/ Është vënë në pr*anga 32 vjeçari me rrez*ikshmëri të lartë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 32-vjeçar i identifikuar si Ferizan Shehu, është vënë në pr*anga nga Policia e Tiranës, për shkak se ishte shpallur në kërkim, për një ngjarje të ndodhur në Qershor të këtij viti në Bulqizë.

Ferizan Shehu më datë 19.06.2020, në vendin e quajtur “Busti i Skënderbeut” në Fushë-Bulqizë, ka shtënë me a-rmë z-jarri në ajër, duke k*anosur biznesmenin Gëzim Balla, për t’i marrë një shumë parash nëpërmjet shtrëngimit.

Njoftimi i Policisë për arrestimin:

Vijon puna për kapjen e personave me rr*ezikshmëri të lartë shoqërore, që janë shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat p*enale “V-rasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “A-rmëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi në anë të k*anosjes apo sul*mimin për dhënien e pasurisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Dibër, pas një punë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e marra për vendndodhjen e një shtetasi me rr*ezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat e një pune të mirëorganizuar dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në rrugën “Mustafa Aranitasi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u bë e mundur kapja dhe vënia në p*ranga e shtetasit F. Sh., 32 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka caktuar masën e sigurisë “A*rrest në b*urg”, për veprat penale “Vr-asja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “A*rmëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi me anë të k*anosjes apo dh-unës për dhënie pasurie” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ky shtetas, më datë 19.06.2020, në vendin e quajtur “Busti i Skënderbeut” në Fushë-Bulqizë, ka qëlluar me a-rmë z*jarri në ajër, duke kanosur shtetasin G. B., për t’i marrë një shumë parash nëpërmjet shtrëngimit.

Veprimet e mëtejshme, do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër.

Zjarr Tv Ad