Çfarë thonë studimet për personat që kanë kaluar Corona*virusin

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studimet e reja tregojnë se imuniteti i korona*virusit, mund të zgjasë për disa muaj, dhe ndoshta edhe më gjatë. Tre raporte të sapobotuara, sugjerojnë se shumë nga njerëzit që shërohen nga korona*virusi, janë të mbrojtur për të paktën një periudhë kohe, dhe rastet e infektimeve deri më tani, mund të numërohen me gishtat e dorës.

Studimet gjithashtu sugjerojnë që; vaksinat e korona*virusit mund të jenë në gjendje të mbrojnë njerëzit, për më shumë se vetëm disa javë. Njëri nga studimet zbuloi se, njerëzit prodhojnë antitrupa kundër korona*virusit, që zgjasin të paktën pesë deri në shtatë muaj.

“Ne kemi njerëz që janë imunë pesë deri në shtatë muaj jashtë”,  tha Deepta Bhattacharya, një imunobiolog në Universitetin e Kolegjit të Mjekësisë të Arizonës, për CNN.

“Ne konkluduam se antitrupat neutralizues, prodhohen në mënyrë të qëndrueshme për të paktën 5-7 muaj pas infektimit me SARS-CoV-2”,  shkruajti ekipi i tij në një raport të botuar në revistën Imuniteti.

Po ashtu, sipas studimit, njerëzit që ishin më të sëmurë, kishin një përgjigje më të fortë imune ndaj korona*virusit.

Zjarr Tv Ad