Sa më tepër kalojnë ditët dhe afron grumbullimi, aq më shumë shtohet lista e mungesave për trajnerin Edi Reja. Krahas miqësores me Kosovën më 11 nëntor, kuqezinjtë do të luajnë me 15 dhe 18 të këtij muaji ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë, por kuqezinjtë nuk do të kenë shërbimet e Odise Roshit.
Mesfushori fierak po vu an një dëm tim në kaviljen e majtë dhe rrez ikon një fat të njëjtë si Eros Grezda.
DËMTIMI
Odise Roshi do të jetë një tjetër mungesë e rëndësishme e Kombëtares për dy ndeshjet zyrtare në muajin nëntor. Pas dëmtimit të pësuar ndaj Lituanisë, në ndeshjen kur u rikthye në Rusi, mesfushori kuqezi ka pësuar një go ditje në kaviljen e majtë.
Roshi mungoi në ndeshjen e kësaj fundjave për Akhmat Groznin dhe për fat të keq konsiderohet mungesë e sigurt edhe për Kombëtaren në grumbullimin e nëntorit.
Jashtë për këtë ndeshje janë edhe Dermaku e Bare për dëm tim dhe me gjasa mesfushorët Gjasula e Ramadani për shkak të rregullave shtrënguese prej “CO VID-19”.
Deri tani, skenari më i keq për fierakun është ai i operacionit në kavilje, njësoj si Eros Grezda. Në rastin më të mirë, mesfushori do t’ia hedhë vetëm me terapi të specializuar.