Ndërsa numërimi po shkon drejt fundit, dhe Biden është një hap larg të bërit President, nuk mungojnë akuzat e Trump.
Trump ka reaguar sërish duke kundërshtuar numërimin e voatëve, ndërsa bëhet fjalë për votat e numëruara së fundmi.
“Unë e fitoj lehtë Presidencën e Shteteve të Bashkuara me kalimin e votave ligjore. Vëzhguesit s’u lejuan në asnjë formë të kryejnë punën e tyre. Votat e pranuara gjatë kësaj periudhe duhet të përcaktohen si vota të paligjshme. Gjykata e Lartë e SHBA duhet të vendosë”, ka shkruar ai.
Kandidati demokrat për të parin e SHBA-ve, Joe Biden është zgjedhur rrugës për t’u bërë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pas përmbysjes së rezultatit nëpër shtetet kyce, televizioni i njohur amerikan, CNN, ka raportuar se hapësira ajrore mbi shtëpinë e Bidenit në ëilmington po caktohet si hapësirë ajrore e mbrojtjes kombëtare, që do të thothë se zyrtarët po përgatiten për kalimin e pushtetit.