Një infermiere është arrestuar ditën e sotme nën akuzat për vrasjen e tetë foshnjave dhe përpjekjen për të vrarë nëntë të tjera.Ngjarja ka ndodhur në një njësi neontale në Spitalin Chester, në jug të Liverpool.Policia së pari nisi një hetim për shkak të vdekjeve të pashpjegueshme të foshnjës në muajin maj të vitit 2017. Detektivët rishikuan të dhënat e 15 të porsalindurve që vdiqën në 2015 dhe 2016, dhe më vonë ky numër u ngjit në 17 vdekje dhe 16 foshnje të lënduara.Infermierja u arrestua më parë në vitin 2018 dhe 2019, por ajo u la e lirë me kusht dhe nuk u akuzua.Ajo u mor në pyetje në njësinë e paraburgimit sot dhe kryeinspektori, Paul Hughes tha se ekipi i detektivëve po punonte për një “çështje shumë serioze dhe të ndjeshme”, por ai nuk donte të jepte më shumë detaje.“Prindërit e të gjitha foshnjave janë nën hetime dhe janë informuar në lidhje me zhvillimet e fundit. Kjo është një kohë shumë e vështirë për të gjitha këto familje dhe është e rëndësishme të mbani mend se shumë familje të pikëlluara po kërkojnë përgjigje në pyetjen se çfarë u ka ndodhur fëmijëve të tyre” -tha Hughes.
Vrau tetë foshnja ,në pranga infermjerja me probleme mendore
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...