Efektivi i policisë u kërkoi që të vendosnin maskën/ Babë dhe bir godasin efektivin e policisë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është dhunuar sot në Berat një punonjës i policisë, nga një 54-vjeçar dhe djali i tij 17-vjeç, pasi u kishte kërkuar mbajtjen e maskës dhe dokumentacionin.

Për këtë shkak, policia ka ndaluar shtetasin E. D., 54 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin S. D., 17 vjeç, banues në Berat.

Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Kr imet në Komisariatin e Policisë Skrapar, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. N., 31 vjeç banues në Çorovodë dhe F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre, u bë pasi kanë kundërshtuar me dh unë punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë, kryer në bashkëpunim, ka njoftuar policia.

Zjarr Tv Ad