Basha: Ndërkohë që Rama merret me gënjeshtra kundër meje/ Ekonomia e vendit në kolaps

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklaratës së Kryeminsitrit Edi Rama, Lulzim Basha ka reaguar duke kërkuar një shpjegim, lidhur me akuzat e përfshirjes në hetimet ndaj UÇK-së.

Basha ka shkruar në një postim në “Facebook”, se Edi Rama, ndërkohë që merret me gënjeshtra ndaj tij, ekonomia e vendit është në kolaps.

Duke iu referuar studimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që sipas Bashës, Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan.

Gjithashtu Basha thotë se; për 7-të vite Kryeministri Rama, ka  shkatërruar ekonominë dhe për këtë arsye, qeveria nuk jep asnjë ndihmë financiare, për familjet në nevojë që po vuajnë nga kriza. Kryedomokrati thekson se; gjithçka do të jetë ndryshe, kur të vijë në qeverisje Partia Demokratike.

Kur Edi Rama merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë është në kolaps. Studimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, tregon  se Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan.

Rama ka shkatërruar ekonominë e vendit. Kjo është edhe arsyeja, pse Kryeministri, nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria, është një ndër vendet që u jep më pak ndihmë ekonomike, qytetarëve të saj!

Ne do ta ndryshojmë këtë. Do ndihmojmë të gjithë qytetarët, biznesin, të vetëpunësuarit, do të sigurojmë ndihmë financiare për çdo familje. Bashkë do sjellim shpresë të re për Shqipërinë!

 

Zjarr Tv Ad