Bie në pranga 26-vjeçari në Fushë-Krujë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I dyshuar si autor i një pl agosjeje të dyfishtë, një i ri në Krujë, ka rënë në prangat e policisë. 26-vjeçari, i cili në Maj të këtij viti, ka p lagosur me mjet prerës dy persona.

Theksojmë që; ngjarja ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku sipas policisë, pas kësaj ngjarje fshiheshin motivet e dobëta.

Specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin B. X., 26 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas, më datë 21.05.2020, në Fushë Krujë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasit S. T. dhe E. Gj”, ka thënë policia në një njoftim për mediat.

Zjarr Tv Ad