Ka ndërruar jetë 28-vjeçarja shtatzënë si pasojë e korona*virusit

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka ndërruar jetë një 28-vjeçare 5-muajshe shtatzënë, si pasojë e korona*virusit.
28- vjeçarja E.Dalipi, prej një jave ishte e infektuar me korona*virus. Fillimisht, viktima, ka qëndruar në shtëpi, pasi kishte frikë të mjekohej, duke menduar që mjekimi i bëm dëm fëmijës.
Gjendja e saj shëndetësore erdhi duke u përkeqësuar, më pas është shtruar në spitalin Infektiv, ku për tre ditë ka qëndruar në terapi intensive, duke e kaluar në reanimacion qendror, për shkak të rëndimit të situatës.

Gjatë kryerjes së ndërhyrjes, në mënyrë që t’i heqnin fëmijën, menjëherë 28-vjeçares, i ka nisur hemoragjia ku mjekët e kanë pasur të pamundur, që ta shpëtonin.

Zjarr Tv Ad