Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka bërë njoftimin lidhur me kufizimet e hyrjes në rrugë tokësore, drejt Greqisë.
Është vendosur që; nga dita e sotme ora 06:00 e mëngjesit, do të mbyllet pika kufitare në K apshticë, ku ka theksuar dhe faktin që, secili prej individëve që ka hyrë para kësaj ore, do të vetëk arantinohet për një javë.
Gjithashtu, është lejuar kalimi i njerëzve dhe automjeteve, në Kakavijë. Është e domosdoshme që të aplikohet vetëk arantinimi i detyrueshëm tashmë njëjavor, ku në rast shkelje, gj oba do të jetë 5000 euro.
Vendosja e orarit të lëvizjes, në Kakavijë 7:00- 23:00, është vetëm për 750 persona në ditë.
Qytetarët që hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR, i kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe një rapid test, nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë.
Ata persona që të rezultojnë negativ, do të mund të hyjnë në vend dhe të shkojnë në destinacionin e tyre, në bazë të dokumentit PLF që do dorëzojnë.
Ky vendim vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrorë mbeten të hapur. Vendimi do të jetë në fuqi nga data 20.11.2020 – 4.12.2020.