Britania e Madhe ka miratuar vaksinën Pfizer/ Vaksina hyn në përdorim javën e ardhshme…

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Britaninë e Madhe, është miratuar vaksina Pfizer/BioNTech.
Kjo vaksinë, sipas rregullatorit britanik MHRA, ka deklaruar që ofron 95% mbrojtje ndaj infektimit, ku do të hyjë në përdorim javën e ardhshme.

Tashmë Britania e Madhe, ka porositur 40 milionë doza të vaksinës, në mënyrë që të jenë të mjaftueshme, për të vaksinuar 20 milionë njerëz, me nga dy faza secila.

Gjithashtu afro 10 milionë doza, duhet të jenë në dispozicion shumë shpejt, ndërsa dozat e para do të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar, në ditët në vijim.

“Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock, ka shkruar në Twitter duke thënë se: “NHS është pothuajse gati të fillojë vaksinimin nga fillimi i javës tjetër.

Theksojmë që; nga ana e ekspertëve ku thonë se; edhe pse mund të fillojë vaksinimi, njerëzit duhet të qëndrojnë vigjilentë, duke ndjekur rregullat që janë këshilluar, në mënyrë që të parandalohet infeksioni.

Zjarr Tv Ad