Flet Ilir Yzeiri: Policia që kemi është më e mira që kemi patur ndonjëherë/ E reformuar dhe me rezultate spektakolare…

0
234
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur e gjithë Shqipëria ndodhet në një kaos, e përfshirë nga protestat për humbjen e Klodian Rashës, si dhe kundër keqtrajtimit të policisë, që ka qenë në rritje të vazhdueshme në vitet e fundit dhe kulmoi me humbjen e 25 vjeçarit, gazetari Ilir Yzeiri, ka shpalosur një mendim krejt ndryshe, nga kjo tablo që paraqesin protestuesit.

Yzeiri, ishte i ftuar në emisionin e Arjan Çanit, ku tha se; policia shqiptare që kemi sot, pra policia e Rilindjes, është policia “më e mirë që kemi patur ndonjëherë” dhe me “rezultate spektakolare”.
Sipas Yzeirit, eleminimi Klodian Rashës, ka ndodhur thjesht sepse efektivi Nevaldo Hajdëraj, mund të jetë “i çmendur” dhe se kjo nuk reflekton policinë në përgjithësi.

“Policia më e mirë qe kemi patur, është policia e reformuar. Ajo ka brenda lloj lloj monstrash. Policia nuk përbëhet nga robotë, por njerëz që kanë edhe defekte.

Në Amerikë, kur ishte fushata pati dhjetë raste të eleminuar në mënyrë skandaloze. Në Shqipëri në 30 vjet, ka dy raste.

Policia jonë, nuk duhet ta përziejmë me këtë, që mund të jetë i cmendur dhe përdori armën. Policia ka qenë përballë bandave. Asaj vajzës i kanë prerë gishtat. Policia jonë është përballur me dhunën ideologjikë të një force që quhet PD, në mënyrën më të egër. Policia shqiptare ka arritur suksese spektakolare.

Ky efektiv a është në burg tani? Të presim dhe ta dënojmë. Clidhje ka kjo me policinë, se u cmend njëri?“, është shprehur Yzeiri.

Zjarr Tv Ad