Fjodora Fjora flet për djalin e birësuar: Më tha ti nuk bën fëmijë, pse më ke marrë mua…

0
391
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja e njohur Fjodora Fjora, është bërë pjesë e emisionit “Historia ime”, në Tv Klan, ku ka folur gjatë për jetën e saj personale dhe ka treguar disa gjëra të pathëna më parë. Gjithashtu, ajo ka folur dhe për djalin e saj të birësuar dhe si e menaxhon ajo këtë si një nënë e vetme.

Fjodora Fjora: Një moment ka qenë shumë i çuditshëm, është hera e parë që e them sepse është diçka intime. Ai kishte qenë diku, jam e bindur që atje do ketë bërë ndonjë pyetje sepse ishte familje me shumë njerëz dhe do ketë bërë ndonjë pyetje pse ju jeni vëllezër, motra? Më thotë në makinë, unë e di pse më ke marrë ti.

I thashë pse dhe më tha sepse t’i nuk bën fëmijë, 6 vjeç. I thashë kush të ka gënjyer sepse unë mund të bëj sa fëmijë të dua unë, e më tha po pse nuk më ke bërë një vëlla ose motër? I thashë sepse me del dhe më tepron ti, e më pyeti pse mua?

I thashë dëgjo, unë fëmijë bëj që ta kemi të qartë, e dyta gjithë jetën time kam kërkuar një fëmijë siç e doja unë, të ishte i qeshur, i dashur, i këndshëm dhe ditën që të pashë ty, e kuptova që fëmija që po kërkoja ishe ti dhe nuk kishte asnjë rëndësi se si erdhe ti në jetën time, të linda apo nuk të linda unë, kjo është 0 rëndësi. Unë iu luta Zotit për një fëmijë si ti dhe ditën që të pashë përballë, thashë ti je djali im. Kështu që mos e lodh kokën fare me këto muhabete dhe kush të të pyesë mund t’i thuash që mami im mund të bëjë edhe 10 fëmijë, një skuadër futbolli, thjesht ka vendosur të më ketë mua.

Zjarr Tv Ad