Unë e kuptoj zemërimin, por ne duhet të shmangim dëshpërimin.

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryepiskopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos, ka rrëfyer betejën e tij me virusin pasi kaloi 12 ditë në spital ku ka marrë mjekim të specializuar në Athinë.

“Nuk ndjeva frikë, vetëm një shqetësim të paprovuar më parë. Unë kam kaluar shumë sëmundje në jetën time, por kjo ishte një aventurë në një terren të panjohur. Në atë moment gjeta përsëri strehë në të vërtetat që gjithmonë më kanë mbështetur në jetën time.

Ata që vënë në dyshim faktet tronditëse të pandemisë me sa duket janë prekur nga një tjetër sëmundje serioze, të identifikuar me thënien e lashtë:

“ Nuk më bind dhe nëse më bind”. Debati publik duhet të jetë krijues, ai kërkon njohuri serioze, përgjegjësi dhe maturi. Polarizimi është një formë e majisjes dhe prishjes. Unë e kuptoj zemërimin, por ne duhet të shmangim dëshpërimin.

Pështjellimi i shkaktuar nga pandemia duhet të merret seriozisht, me një frymë kritike, solidaritet, besim dhe shpresë.Të gjithë duhet të punojmë së bashku. Duke theksuar nevojën për drejtësi sociale, respekt për çdo qënie njerëzore dhe kujdes për ata që vuajnë si dhe të dobëtit.

Zjarr Tv Ad