Bledi Çuçi: Nuk e prisja aspak që të bëhesha Ministër i Brendshëm…

0
311
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka treguar arsyet, që e kanë bërë që të habitej aq shumë, kur ka dëgjuar se; Kryeministri Edi Rama, e kishte emëruar si Ministër të Brendshëm dhe si pasardhës të Sandër Lleshajt. I ftuar në “Open”, Çuçi u shpreh se; ai tashmë është aty ku është dhe të tjerët, mund të thonë ç’të duan.

“Unë nuk e prisja sepse kisha disa projekte në zhvillim si Ministër i Bujqësisë dhe befasia ishte shumë e madhe. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Në një ekip, trajneri mund të ndryshojë pozicionet e lojtarëve.

Unë jam atje, le të thonë çfarë të duan. Unë jam aty, befasia erdhi për shkak të asaj që thashë, isha në grumbullimin e disa projekteve të mëdha në Ministrinë e Bujqësisë” – kështu është shprehur Bledi Çuçi.

Zjarr Tv Ad