Monika Kryemadhi ka reaguar pas plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese…

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Monika Kryemadhi, e ka konsideruar si një hap pozitiv, plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht se janë procese të vonuara.

Gjithashtu Kryemadhi u shpreh se; nëse mazhoranca do t’i konsideronte propozimet e opozitës së bashkuar, vendi do të kishte prej kohësh Gjykatë Kushtetuese dhe funksionale, po ashtu edhe Gjykatë të Lartë.

Ndër të tjera  kryetarja e LSI-së, tha se më 25 prill të 2021, do të jetë dita kur qytetarëve do t’u kthehet pushteti.

Postimi:

Çdo hap pozitiv që hidhet drejt ngritjes së institucioneve themelore të Republikës së Shqipërisë, siç është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, është për tu vlerësuar.

Këto janë procese shumë të vonuara, përtej afateve që duheshin realizuar, që nëse mazhoranca do të kishte marrë parasysh propozimet e Opozitës së Bashkuar, vendi do të kishte prej kohësh Gjykatë Kushtetuese tërësisht funksionale si dhe Gjykatë të Lartë.

LSI ka qenë dhe mbetet promotore e proceseve që ngrejnë institucione të pavarura dhe me integritet.

Ne i cilësojmë këto institucione jetike për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve tanë.

Ne jemi thellësisht të shqetësuar që dhjetori 2020 e gjen Shqipërinë që aspiron BE-në, pa shtet të së drejtës tërësisht funksional, pa kontroll dhe balancë të pushteteve.

25 Prill 2021 është dita kur Shqipëria ndahet nga një periudhë e errët, kur institucionet e shtetit u vendosën tërësisht në funksion të pushtetit të një individi të vetëm, për të hapur një kapitull të ri.

Pas 25 Prillit, në pushtet rikthehen qytetarët!

Zjarr Tv Ad