Bebe Rexha jep mesazhin me vlerë për të gjithë….

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur majat me sukeset e saj në projektet muzikore. Mirëpo si duket për Bebe, nuk ka qenë aspak e lehtë që të arrijë aty ku është.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo ka traguar se; e kishte ëndërr që të studionte në një  nga kolegjet më të mira të Amerikës për muzikë, por nuk u pranua kurrë.

Duke treguar këtë, këngëtarja ka dhënë një mesazh të gjithë ndjekësve, duke thënë se edhe nëse nuk pranoheni, kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja, por këmbëngulni për ato.

“Hey nëse po aplikoni për kolegj dhe nuk pranoheni, thjesht doja t’ju bëja të ditur. Unë vdisja që të futesha në shkollën e muzikës në Manhattan dhe Julliard. Nuk u pranova në asnjërën prej tyre dhe bëra muzikë sipas mënyrës sime. Nuk keni nevojë për një kolegj fantastik që të jeni të suksesshëm”, shkruan Bebe në një postim në Twitter.

Zjarr Tv Ad