Veliaj:”Situata në PD është dramatike”

0
334
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas deklaratës së Zëdhënëses së PD-së,  Ina Zhupës e cila theksoi se procesi i rindërtimit është një proces abuzues dhe selektiv, pasi privilegjohen militantët dhe të njohurit e Partisë Socialiste.

Veliaj i quajti bllofin e radhës dhe e cilësoi situatën brenda Partisë Demokratike si dramatike përderisa kjo forcë politike për të disatën herë radhazi arrin në nivelin e shpifjeve të tilla publike.

Megjithatë Veliaj fton qytetarët të mos e marrin seriozisht, pasi as vetë kreu i saj Lulzim Basha nuk e ka marrë ende seriozisht partinë që drejton.

“Situata me tërmetin serioze, por aspak dramatike. Situata me PD është dramatike, por aspak serioze. Tjetër Lul Ali Aga, tjetër Lul Shaban Aga, e tjetër Lul Gjum Aga,” shprehet Veliaj.

Zjarr Tv Ad