Vasili: “Jemi të dytët si azilkërkues pas Sirisë”

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përmes një konference për mediat ditën e sotme, ka reaguar në lidhje me pretendimet e kryeministrit Rama se largimi i shqiptarëve është propagandë politike dhe jo diçka reale.

Vasili thekson se Rama e ka kthyer Shqipërinë në një vend të huaj për shqiptarët dhe këtë e dëshmon numri i azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian, ku ne renditemi të dytët pas Sirisë.

“Nuk është çështje propagande, por është fakt i pakundërshtueshëm. Fakt që ka ndodhur për shkak të një qeverisjeje më të ligën që Shqipëria ka pasur për shkak të një njeriu të vetëm që është Edi Rama.

Shqipëria është vendi i parë në botë për emigracionin e të rinjve, një fakt më tragjiku, i cili është vetëm një fakt që tregon strategjinë e zezë të shpopullimit të Shqipërisë nga Edi Rama.

Shqipëria është vendi i parë në Evropë edhe për emigracionin e të miturve, sipas të dhënave të vetë UNICEF-it. Kush ka bërë propagandë më largimin e shqiptarëve? Ka qenë vetëm Edi Rama. Po i kujtoj Edi Ramës këtu dhe nuk pretendoj që as të skuqet, e as të zverdhet, pasi është një kryeministër pa cipë, sepse kujtoj gjithë shqiptarët, që kur u liberalizuan vizat ishte Edi Rama dhe tërë aradhja e tij që parashikuan të dëshpëruar që 1 milion shqiptarë do të iknin nga Shqipëria. Po cilat qenë të vërtetat? Në atë kohë ju rikujtoj shumë mirë që Evropa ishte në recension ekonomik, në vështirësi të mëdha e megjithatë shqiptarët nuk ikën.”-është shprehur ndër të tjera ai

 

Zjarr Tv Ad