Eugena Tomini: Efektet e vaksinës dhe grupet që nuk do të lejohen ta marrin…

0
780
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini, ka folur lidhur me efektet që të jep vaksina, si dhe grupet të cilat janë të përjashtuara.

Në një intervistë për “news24”, Tomini u shpreh se; efektet që ke pas vaksinimit nga Pfizer, janë pothuajse si ato të vaksinave të tjera, dhimbje muskulare, temperaturë dhe një irritim, në zonën ku aplikohet vaksina. Gjithashtu, ndër të tjera ajo tregoi se; fëmijët nën 16 vjeç, nuk do ta marrin vaksinën, gjithashtu këtij grupi i bashkohen gratë shtatzëna dhe ato që janë në laktacion, që ushqejnë fëmijët me gji.

“Vaksina që është në aplikim Pfizer ka një irritim një temperaturë, dhimbje muskulare, një fryrje tëë gjendrave lifatike. Por në përgjithësi janë reaksione minimale. Ashtu siç ndodh edhe ne vaksinat tjera. Grupet që nuk do ta marrin janë fëmijët nën 16 vjeç, gratë shtatzënë dhe ato në laktacion që ushqejnë me gji fëmijët,” kështu është shprehur Eugena Tomini.

Zjarr Tv Ad