Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari ribashkohen…

0
1491
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari, prej kohësh është përfolur se i kanë dhënë fund, lidhjes së tyre disa vjeçare. Thashethemet kanë vazhduar për një kohë të gjatë, pasi as Lori e as Visi, nuk kanë reaguar për t’i hedhur poshtë fjalët.

E gjithë historia e tyre, është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Lori ka publikuar në Instastory, një foto ku shfaqet e veshur me një bluzë të zezë. Vetëm pak ditë më pare, Visi është parë me të njëjtin model bluze.

E gjithë kjo, mund të jetë dhe rastësi dhe ndoshta nuk është e njëjta, por ndjekësit në rrjete sociale mendojnë të kundërtën. Ndërkohë blogerja së bashku me motrën e saj, Sarën, ditët e fundit kanë postuar foto nga pushimet e tyre në Dubai, ku po kalojnë nisjen e vitit të ri. Mbetet mister nëse kanë marrë me vete dhe partnerët e tyre.

Zjarr Tv Ad