Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Paraditen e sotme, Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Fier, në zonën ku është vendosur se do të ndërtohet spitali rajonal, i premtuar nga Presidenti Erdogan.
Sot në Fier, janë të pranishme edhe forcat e policisë, ndërsa prania e mediave, nuk është lejuar në vendin ku ndodhet Kryeministri. Rama është i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Banorët prej ditësh, kanë protestuar kundër ndërtimit të spitalit, duke u shprehur se; toka ku edhe do të ndërtohet , është i vetmi burim jetese për ta.
Banorët janë shprehur të vendosur se; nuk pranojnë të diskutojnë në lidhje me çmimet për dëmshpërblime.