Edi Rama në Fier inspekton vendin ku do ndërtohet spitali rajonal/ Mediat nuk lejohen që të ndjekin takimin…

0
343
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paraditen e sotme, Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Fier, në zonën ku është vendosur se do të ndërtohet spitali rajonal, i premtuar nga Presidenti Erdogan.

Sot në Fier, janë të pranishme edhe forcat e policisë, ndërsa prania e mediave, nuk është lejuar në vendin ku ndodhet Kryeministri. Rama është i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Banorët prej ditësh, kanë protestuar kundër ndërtimit të spitalit, duke u shprehur se; toka ku edhe do të ndërtohet , është i vetmi burim jetese për ta.

Banorët janë shprehur të vendosur se; nuk pranojnë të diskutojnë në lidhje me çmimet për dëmshpërblime.

Zjarr Tv Ad