Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Opozita, tashmë po vijon me përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas kreut të PAA-së Agron Duka, ka gjetur dakordësinë dhe me dy aleatë të tjerë.
Sipas infoirmacioneve, pjesë e listave për deputetë në qarqet Tiranë edhe Shkodër, do të jenë dhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi me kryetarin e PDK-së, Nard Ndoka.
Të dyja partitë me në krye Shehin dhe Ndokën, do të kenë kandidatë dhe në qytete të tjera të vendit, por jo në pjesën e sigurt të listave. Aktualisht, negociatat brenda opozitës po vijojnë me Partinë Republikane dhe PDIU.