Tuna dhe Patris/ Ja se çfarë po ndodh mes tyre…

0
257
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Patris Berisha dhe Tuna Sejdi, kanë qenë çifti më i përfolur në mediat rozë kohët e fundit. Kjo nisi nga fakti se; Tuna hoqi nga Instagrami i djalit të saj mbiemrin e Patrisit, duke e lënë Tian Sejdi. Gjithashtu, këngëtarja e hoqi partnerin e saj nga lista që Tiani ndjek, në këtë rrjet social.

Menjëherë nisën dyshimet për një ndarje mes Tunës dhe Patrisit. Madje nga ky i fundit, nuk mungoi edhe një përgjigje publike për veprimin e Tunës. Ai publikoi në Instagram një video, duke u puthur me të birin dhe përkrah saj shkroi: “Tian Patris Berisha”. Patris, u rikujtoi edhe një herë të gjithëve emrin që djali i tij mbante më herët në Instagram, e që do të ketë gjithë jetën.

Askush nuk ka folur publikisht për ndarjen, por postimi i fundit i Tunës në InstaStory, na bëri të mendojmë se ajo kërkon të thotë diçka.

Këngëtarja, ka publikuar një shprehje paksa “të hidhur” që kujt t’i djegë, le ta mbajë.

“E ngecur në një gjeneratë ku besnikëria është vetëm tatuazh, dashuria është thjesht një shprehje dhe gënjeshtra është e vërteta e re”.

Ta ketë me Patrisin vallë? Mbetet për t’u mësuar!

Zjarr Tv Ad