Flet Edi Rama: Tire Alldervishi nuk rezulton të jetë lidhur me mjekë të tjerë…

0
630
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka vizituar sot Qendrën e re Shëndetësore Nr.1 Tiranë, ku ka folur edhe për rastin e Tire Alldervishit, që u hoq si infermiere, duke  marrë 8 milionë lekë nga vajza e një pacienteje, të shtruar në  spitalin“Shefqet Ndroqi”, në këmbim të kujdesit ndaj nënës së saj.

Gjithashtu, Rama ka deklaruar se; nga investigimi është provuar që sanitarja ka vepruar e vetme, duke mos qenë e lidhur me mjekë e infermierë të tjerë.

I keqardhur për atë historinë e asaj sanitares që faktikisht cënon imazhin, reputacionin e punën e jashtëzakonshme të mjekëve e infermierëve e krijon perceptimin që kjo është një mënyrë të punuari e shumë njerëzve apo është pjesë e sistemit të punësDo thoja që nga investigimi nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte e lidhur me mjekë dhe infermierë të tjerë  dhe korrupsioni të ishte zinxhir. Ky rast duhet të jetë një kambanë alarmi, për njerëzit që janë në nevojë, që nuk duhet të ndjekin rrugë të tilla se ne jemi në dispozicion. E dimë që nuk ka pyll pa derra, s’ka asnjë sistem e asnjë sektor ku të mos gjenden fundërrina të tilla, por kjo nuk e zhbën sakrificën tuaj dhe madje në këtë rast heroizimin. Disa nga kolegët tuaj kanë humbur jetën dhe ju jeni më të ekspozuarit dhe jo vetëm nuk keni lënë njeri rrugëve, por keni përballur rrezikun, edhe pse ju janë kanë garantuar mjetet mbrojtëse. Besoj se me gjithë ndryshimet që po bëhen dhe nga infrastruktura e paga, dhe në këtë aspekt do ketë përmirësim. Nuk do të ndalemi këtu, jemi në diskutim për të krijuar më shumë pavarësi të njësive administrativë”, ka thënë Rama.

Zjarr Tv Ad