Dy fytyrat e qeverisë: Propaganda me turistët dhe qytetet e tejmbushura nga mbeturinat

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vitet e fundit kemi parë një numër të lartë turistësh, të cilët kanë kuriozitetin të vizitojnë Shqipërinë.

Edhe pse turizmi ka shënuar “rekord” dhe qeveria shqiptare publikon herë pas here statistikat me numrat e turistëve që hyjnë në Shqipëri, medalja patjetër që e ka një anë tjetër.

Nuk është hera e parë që përballemi me qytete të papastra, të mbuluara nga mbeturinat.

Një denoncim i tillë ka ardhur ditën e sotme në redaksinë e Zjarr Televizion.

Një qytetar përmes fotove, na tregon situatën në  lagjen Gjoka, në qytetin e Shijakut.

Sipas denoncimit të qytetarit, ka rreth një muaj që koshat e kësaj lagje nuk pastrohen nga makina e pastrimit dhe gati 7 vjet që lagjes nuk i bëhet një pastrim total.

Qytetari e lidh këtë neglizhencë të bashkisë së Shijakut me faktin se ata janë me bindje të djathta politike.

Ai tregon se edhe pse paguajnë taksën e pastrim-gjelbërimit, askush nuk vjen për pastrim.

Mesazhi i qytetarit:

Katastrofë në 4 rrugët e Shijakut. Ka 1 muaj që s’vjen askush per pastrim. Lagja Gjoka.

Kjo situatë kështu ka qenë gjithmonë, pastrim total ka mbi 7vjet që s’është bërë.
Ndoshta e bëjnë sepse këtu janë të Djathtë e jo të Qeverisë. Por dhe të Djathtët i paguajnë Taksa qeverisë.Taksa gjelbërimi, Taksa pastrimi.
Zjarr Tv Ad