Studentët, kanë bërë peticion drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shëndetësisë dhe Kryeministrit për rikthimin në auditore.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, do të zhvillojë një takim me rektorët e Universiteteve në orën 14:00, ku do të diskutohet nëse studentët do të rikthehen në auditore apo jo.
Peticioni i studentëve:
Drejtuar : Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit , Ministrisë së Shëndetësisë
Prej muajsh ndodhemi në mësim ONLINE dhe jo në AUDITORE.
Universitetet ishin të parët që u mbyllën , ku çdo ambient tjetër është i hapur .
Për studentët mësimi online është dështim dhe nuk mund të vazhdojë më tej.
Ne kemi zhvilluar sondazhe në portalin tonë Studentët Denoncojnë, ku mbi 80% e studentëve kërkojnë që auditoret të hapen për të paktën seminaret, praktikat dhe punët laboratorike.
Kërkojmë në emër të studentëve, që të hapen auditoret për studentët e Universiteteve shtetërore dhe private për seminaret, praktikat dhe punët laboratorike, duke respektuar të gjithë masat e udhëzuar nga Ministria e Shëndetësisë.
#HapniAuditoret.