Ministrja nuk pranon të flasë për “Tiren”, irritohet me gazetarin që deklaroi se ka dhënë para në spital

0
839
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manesterliu nuk pranoi të flasë për “Tiren” në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ku një sanitare i mori 8 milionë lekë vajzës së një pacienteje , e cila edhe pse pagoi gjeti vdekjen.

Ministrja deklaroi se ky është një rast i izoluar dhe në spitale nuk ka korrupsion, por gazetari Mentor Kikia iu drejtua se në spitale ka korrupsion dhe u shpreh se edhe ai kishte dhënë para në spital, dhe më pas mjekët inkurajonin kolegun e tyre që ta denonconte gazetarin.

Debati

Manistirliu: Rastet e dala në media janë raste të izoluara, ka shumë mjekë dhe infermirë të ndershëm.

Kikia: Që sistemi shëndetësor është i korruptuar kjo dihet. Unë vetë personalisht kam dhënë para në spital.

Manistirliu: Pse nuk e denoncoini?

Kikia: E denoncova, dhe ishin kolegët e mjekes që inkurajonin kolegun etyre të më denonconte, duke i thënë ti je më e mira.

Zjarr Tv Ad