Pas Teatrit Kombëtar, një tjetër godinë historike, do të prishet. Ky lajm, është bërë i ditur në emisionin sportiv “Paso”, nga deputeti socialist Fidel Ylli.
Deputeti Ylli, gjatë një interviste për “Top Albania Radio”, ka folur për rëndësinë e sportit në vend. Pasi u evidentua gjendja e mjerueshme e Pallatit të Sportit Asllan Rusi, ai zbulon se do të bëhet së shpejti një ndërtesë e re.
Në Maj të vitit 1962, kur kanë filluar punimet, për ndërtimin e një pallati sporti, në Tiranë.
Gjithashtu, Fidel Ylli, tregoi se; Pallati i Sportit dikur ka qenë një hambar, por u bë ai që është sot edhe ideja ishte e Petrit Dumes.
“Do ta bëjmë edhe këtë që është do prishet edhe ky, është lajm! Do gjejmë mënyrën e financimit, do të bëhet Pallat Sporti”, kështu është shprehur Fidel Ylli.