Arjan Curi paralajmëron përgjime të tjera të Ndragheta-s që do publikohen…

0
2299
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opinionisti Arian Çuri, është shprehur se; përgjime të tjera lidhur me Ndragheta-n në Shqipëri do të bëhen publike. Çuri pretendon se; ka dëgjuar vazhdimin e një përgjimi, ku tregohet arsyeja se përse dyqani “Gallo Albania”, është hapur pikërisht në rrugën Pjetër Bogdani. Sipas tij, e gjitha kjo ka ndodhur në mënyrë që pronarët, të kishin pranë Drejtorinë e Tatimeve, që të mund të takonin persona me influencë.

Deklarata e Currit:

“Është më e thjeshtë se sa e bëjnë këta… Harrojini përgjimet, nga erdhën këto lekë. Neve na duhet kjo, që fakti që në treg janë më shumë lekë se sa ne prodhojmë si vend, fakti që bëhen ndërtime marramendëse, i bie që leku ka ardhur nga jashtë dhe është i pistë. Vetëm fakti që hyrje-daljet në ekonominë tonë janë në pabarazi, i bie ka qarkulluar para e pistë. Tani shumë afër do dalin përgjimet konkrete me kë kanë folur… Unë kam dëgjuar vazhdimin e një përgjimi. Prokurori tha që Ndrangheta është futur shumë thellë në Shqipëri dhe ka lidhje me politikanë. Kolegu im italian th se gazetarët në vende të tjera të botës kanë kontakt me Prokurorët, më tha një fjali që është thënë në këto përgjime, s’ka dalë akoma kjo po e nxjerr unë. Ata kanë thënë se “do ta hapim dyqanin afër Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që të bëjmë sikur shesim rroba dhe të takojmë drejtorët e mëdhenj”. Vajta verifikova dyqanin dhe ishte vërtet ngjitur me drejtorinë e Tatimeve,”– kështu është  shprehur Arjan Curi.

Zjarr Tv Ad