Reagimi i ashpër i Armir Shkurtit : “Një këlysh kurve antishqiptar ka vendosur një kukuvajkë …”

0
2052
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka qenë i ashpër reagimi i gazetarit te njohur  Armir Shkurti në rrjete sociale pas skandalit qe na shfaqet para syve të gjithëve në sheshin Wilson  këtu në kryeqytet ,pasi dikush ka vendosur një kukuvajkë mbi emrin e Presidenti Amerikan Wilson, në sheshin që mban emrin e tij!

Një këlysh kurve antishqiptar ka vendosur një kukuvajkë mbi emrin e Presidenti Amerikan Wilson, në sheshin që mban emrin e tij!A është në vijim të valës së kuqe që përdhosi shtatore në SHBA dhe Europë? Apo thjesht, meqë Wilsonit Shqipëria i detyrohet ekzistencën pas planit të copëtimit në Konferencën e Londrës, ANTISHQIPTARËT e kanë sulmuar?

Në kujtesë të historisë …Cili ka qenë Woodrow Wilson,emrin e të cilit e mban statuja ne mes të kryeqytetit?

Woodrow Wilson fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara tre javë para se Shqipëria të shpallte pavarësinë në nëntor të vitit 1912. Por duhet të kalonin disa vjet para se refuzimi prej tij i planeve për ndarjen e Shqipërisë, t’i siguronte ish-Presidentit amerikan një vend nderi në historinë shqiptare. Vizioni i Presidentit Wilson për botën, roli i shqiptaro-amerikanëve dhe rrethanat historike kontribuan në vendimin që do të rikonfirmonte pavarësinë e Shqipërisë.

Kur i hedh një vështrim botës së pas Luftës së Parë Botërore në vitet 1919-1920 dhe vendimit të Wilson për të mos lejuar copëtimin e Shqipërisë, nuk mund t’i shpëtosh mendimit se sikur rrjedha e ngjarjeve të kishte shkuar vetëm pak më ndryshe, harta e Shqipërisë nuk do të ishte kjo që njohim sot. Ndoshta një pjesë e fatit të Shqipërisë, u mbrujt kur Presidenti Wilson paraqiti parimin e vetëvendosjes së popujve, që sipas historianit Bernd Fischer, ishte ndër më të rëndësishmit në planin e tij prej 14 pikash, sipas së cilit kufijtë nuk mundet të caktoheshin më mbi bazën e politikës së fuqive të mëdha.

 

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad