Qytetari nga Lezha çon në SPAK ish-zyrtarin e lartë për shpërdorim detyre

0
559
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjergj Marku, ish-kryetari i Komunës Zejmen, sot i emëruar Administrator i Njësisë Administrative me të njejtin emër, është paditur në SPAK për “abuzim me detyrën”.

Dërgimin e çështjes në ngarkim të ish-kryetarit të Komunës Zejmen në SPAK e konfirmon paditësi i cili ka marr përgjigjen nga SPAK-u se i është pranuar padia. Qytetari në fjalë është i vendosur që çështjen e grabitjes së pronës së tij ta ndjekë deri në fund.

Objekt i padisë: Fallsifikim dokumetash për tjetërsim prone dhe shpërdorim detyre. Kur ishte kryetar i Komunës Zejmen gjatë mandatit 2007-2011 në fshatin Tresh të kesaj Komune me anë të fallsifikimit të dokumentave në bshkëpunim me ish-kryeplakun e fshatit Tresh, z. Gjergj Marku ka tjetërsuar pronën e një banori të fshatit Tresh të asaj komune. Ish-kryetari i Komunës Zejmen, z. Gjergj Malshi tani është emëruar administrator i Njësisë Administrative Zejmen nga kryetari i Bashkisë Lezhë z. Pjerin Ndreu, ndërsa ish kryeplaku i asaj kohe z. Gjergj Marku tani është rizgjedhur kryeplak i fshatit Tresh. Në atë kohë pronari i pronës së tjetërsuar e kishte paditur z. Gjergj Malshi në prokurorinë e rrethit Gjyqësorë Lezhë.

Nr. i padisë: Protokoll nr. 3989 date 17.05.2013

Prokuror i çështjes: Ervin Beqiri.

Objekti i padise: Tjetërsim prone me anë të fallsifikimit të dokumetave zyrtare.Shperdorim detyre. Kjo mbështetur në nenin 186 dhe 248 te kodit penal.Në atë kohë prokuroria e rrethit gjyqsorë Lezhë e kishte mbyllur këtë çështje pasi në atë periudhë e lejonte ligji një gjë të tillë pa qenë nevoja e dergimit të çështjes në gjykatë.

 

Zjarr Tv Ad