Kryeministri Rama, ka lajmëruar që sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm, i vaksinës nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit. Ndërkohë ai shkruan se; vendi ynë është shumë pranë sigurimit të një sasie dozash, nga vaksina Astrazene
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama thekson se; aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale, për përballimin e nevojës për shtrime në spital.
Postimi:
Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca.
Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik.
Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërkohë që vijon intensifikimi i përpjekjeve në terren për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve.
Zotimet e atyre që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra apo që drejtojnë gishtin e akuzës ndaj qeverisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në rajon që ka siguruar nisjen e vaksinimit, janë një arsye për ta neveritur politikën e futja kotësisë!