Pas humbjes së thellë dorëhiqet Isa Mustafa…

0
176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas humbjes së zgjedhjeve, kryetari i LDK-së Isa Mustafa,  është dorëhequr. Mustafa, e ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë pak minuta më parë.

Mediat vendase bëjnë me dije se; Mustafa në fillim të mbledhjes së partisë e ka treguar lajmin para anëtarëve. Partia e Isa Mustafës, ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.

Zjarr Tv Ad