Logoja e re e Teatrit Kombëtar të Operas, artistët e revoltuar paralajmërojnë protestë

0
293
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në lidhje me logon e re të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, artistët janë shprehur gjatë ditës së sotme se është një ngjarje shumë e dhimbshme dhe i kanë kërkuar Ministrisë së Kulturës që të dërgojë në mënyrë urgjente auditin dhe ekipin e kontrollit në mënyrë që të verifikojë të gjitha problemet që kanë të bëjnë me logon e re.

Gjithashtu artistët i kanë kërkuar Ministrisë së Kulturës një kopje të konkluzioneve që do të nxjerrë auditi dhe në bazë të këtij konkulzioni të merret vendimi përkatës nëse ka shkelje, abuzime ose korrupsion.

Sipas tyre nëse ministrja Margariti nuk merr vendimin përkatës ata u shprehën se do të dalin në protestë deri në momentin që do të zgjidhet ky problem.

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në lidhje me logon e intitucionit patjetër që është një ngjarje shumë e dhimbshme për menidmin tim si sindikat. Jemi sindikatë ligjore që flasim me letra me kontrata pune, me firmë dhe me vulë.  Do t’i kërkohet Ministrisë së Kulturës zyrtarisht të dërgohet në mënyrë urgjente auditin, ekipin e kontrollit në lidhje me këtë skandal  mediatik për logon e intitucionit ku të verifikohet me imtësi të gjitha problemet që trajtohen në media apo në internet në lidhje me këtë temë.

Ne si sindikat patjetër që do t’i kërkojmë Ministrisë së Kulturës që një kopje të konkluzioneve të auditit apo kontrollit të ja depozitojë

 

sindikatës dhe pastaj sindikata mbi bazën e këtij konkluzioni do të marrë vendimin përkatës në raste se ka shkelje, abuzime, korrupsion t’i drejtohet Kontrollit të Lartë të Shtetit në lidhje me shpenzimet sa janë paratë publike dhe i vetmi institucion shtetëror këtu është Kontrolli i Lartë i Shtetit që verifikon administrimin, shpenzimet, menaxhimin se ku kanë shkuar lekët e shqiptarëve.

Nesër do të shkojë letra zyrtare pranë ministres Elva Margariti. Në rast se ministrja hesht karshi këti skandali do të marrim vendime përkatëse. Do të kërkojmë që artistët të dalin në protestë një orë. Duke pritur, duke zgjatur afatin ditorë, por kam besim se nuk do të shkojë puna deri këtu.

Në teatër duhej të merrej edhe vendimi i artistëve, jo i të gjithëve, por i një pjese të madhe të artistëve. E para i është ulur reputacioni i teatrit, kemi të bëjmë me Teatër Kombëtar dhe të përflitet teatri në këtë formë është ulje edhe për artistin, edhe për institucionin“- u shprehën artistët.

 

Zjarr Tv Ad