Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Spartak Ngjela, gjatë një interviste kur po diskutonte rreth politikës dhe zgjedhjeve që po afrojnë, u shpreh se; votat i merr ai që ka para, pra sipas tij vota gjithmonë do të blihet.
“Unë kam shumë individë që më thonë: Pse të shkojmë të votojmë, kur vota jonë nuk numërohet?! Këta kanë tetë vjet që shohin të njëjtit njerëz dhe të njëjtën bisedë”, – u shpreh Ngjela.
Gjatë intervistës me Eno Popin, Ngjela revoltohet, kur bëhet fjalë se cilin duhet të votojmë në këto zgjedhje, ai mendon se as Rama dhe as Basha, nuk kanë nivelin e duhur për t’u zgjedhur, aq më tepër kur gjithçka është kthyer në korrupsion.