Grida Duma: Mashtruesi, pasi ka shkatërruar Tiranën, vjen e shkatërron Kavajën

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesja e PD-së në Kavajë, Grida Duma ka vazhduar me takimet në këtë zonë.Gjatë një takimi me qytetarët, Duma ka akuzuar Erion Veliajn, se pasi ka shkatërruar Tiranën, ka ardhur në Kavajë për ta shkatërruar.

Pjesë nga bashkëbisedimi i Grida Dumës me qytetarët:

Qytetari: ”Sepse ato dy lekë që duan t’ia jap shtetit unë mund të marrë një forcë punëtore. Mund të marrë një çun të ri, aq sa lekë do, edhe jam edhe unë më i kënaqur. Por s’e kam këtë mundësi. Domethënë kriza janë pafund. S’po na njeh asnjë, asnjë lloj gjëje. 2015 më ka ardhur një gjobë që as e di fare nga më ka ardhur. Është një milion e ca lekë(të vjetra). Shoh aty një milion e ca lekë gjobë. Këto janë gjëra që ka të bëj Edi Rama”

Grida Duma: “As nuk kanë ardhur fare në dyqan? Thjesht të kanë vënë gjobën në sistem?”

Qytetari: “Fare. Pastaj probleme më të mëdhaja që i kemi, janë këto të tatimeve një herë në muaj i kemi te dera. S’të le as me punu.”

Grida Duma: “Kur ne themi jo më shumë se 0.5% e xhiros do jetë taksë e lokaleve në total, kur themi s’ka më gjobëvënës dhe të largohen nga dera, amnisti. Kur themi që 18% kontributi i sigurimeve te paga, besoj që janë të gjitha të qarta, për njerëzit që do që u japim mundësi të rrisin pagat, të rrisin investimin e vogël. Ju kanë sjellë këtë vocërrakun e bashkisë së Tiranës këtu. E para, këta nuk mund të mendojnë se mund të ofrojnë dot diçka se e kanë çuar, biznesin e vogël sidomos, në këtë derexhe. E kanë lënë Shqipërinë në vendnumëro total. Tani ky që ka shkatërruar Tiranën, mashturesi, vjen e do të shkatërrojë Kavajën. Kujton se do ta lëmë ne të mashtrojë përditë. Është një humbës kronik dhe i përkëdhelur ciklik. S’përbën rrezik fare. Ja ku po ta them unë. Është një shushunjë për Tiranën, është një shushunjë edhe për socialistët vetë. Ajo që bën ai atje, është që me korrupsionin dhe lekët që ka bërë nëpër media, e filloi karrierën duke shitur fiq, hyri me miq dhe tani po shet miq.”

Qytetari: “Me pak fjalë që i thonë “zdromsi i Tiranës”.”

Grida Duma: “ Tani ka nisur të shesë miqtë dhe paguan që nëpër media të shajnë ca socialistë të tjerë dhe të reklamojnë këtë. Kjo është gjëja e parë që bën ky. Ky është humbësi kronik se e nisi nga G99, s’mori as një përqind të votava, u katapultua në Partinë Socialiste dhe është shushunja e atyre sot. Ia ka marrë të gjitha duke paguar rryshfete. Dhe çfarë bën sot? Vjen në 2019 pas asnjë garë, se në 2019 nuk pati garë. Nuk nxori dot as çerekun e çerekut të njerëzve të zgjedhje dhe mendon se nga Tirana në Kavajë nuk e njeh njeri çfarë mashtuesi është. Ky nuk gënjen ditën për diell, ky gënjen dhe për diellin. Po t’i keni parë fotot e nxjerr diellin nga veriu.”

Qyetari: “Ne e shohim nga takimet që ai bën, të paktën në 2 vite e gjysmë.”

Grida Duma: “Nuk e lëmë më Shqipërinë në vendnumëro, apo të shkojë mbrapsh.”

 

 

Zjarr Tv Ad