Pas Barçës dhe Juves një tjetër ekip kërkon Wijnaldumin

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas Barcelonës e Juventusit, edhe kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini është futur në garë për shërbimet e mesfushorit holandez Georginio Wijnaldum.

“Le Parisien” ka shkruar të enjten se drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo tashmë ka nisur negociatat me Wijnaldumin, i cili do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata.

Madje, thuhet se PSG-ja tashmë i ka ofruar parakontratë holandezit për ta mposhtur konkurrencën e fortë të Barcelonës dhe Juventusit.

Wijnaldum tek ekipi francez shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës dhe pëlqehet nga trajneri Mauricio Pochettino.

Wijnaldum 30-vjeçar këtë edicion ka tri gola në 35 ndeshje për Liverpoolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016.

 

Ai karrierë ka bërë edhe te Newcastle, PSV Eindhoveni e Feyenoordi kurse ka edhe 70 ndeshje e 21 gola të shënuara për Holandën.

 

Zjarr Tv Ad