Nënkryetarja e FRESH në Mat, Linela Markja, është shprehur shumë e zhgënjyer për mënyrën si janë zgjedhur kandidatët për deputetë, nga platforma “Deputeti që duam”.
Sipas Markjas, kjo platformë e cila u linçua si një risi për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet e Prillit ishte një propagandë, pasi ata që u zgjodhën realisht nuk kishin qenë pjesë e raundit të parë përzgjedhës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se; Kryeministri Edi Rama e ka bërë veten njëlloj si diktatori Enver Hoxha.
Postimi i Markjas:
“Përshëndetje i nderuar kryeministër, Mbase nuk më jepet mundësia t’ua them përballë por po e ndaj në rrjete sociale meqë janë të preferuarat tuaja.
Takimi i sotëm vërtetoi më së miri që platforma “Deputeti që duam” është thjesht një propagandë sepse sot kishte fitues të një raundi, kandidatë që nuk ishin aspak pjesë e atyre që dolën në raundin e kaluar.
Dhe e dyta: Lista e deputetëve të PS përbëhet nga 140 deputetë. Ndërsa ju, ju jepni mundësinë vetëm 20 kandidatëve që përbëjnë 14% të totalit.
Sot e bëtë tamam veten për t’iu thënë Shoku Edi, se të jesh zotëri është fjalë e madhe për t’ju quajtur”.