Enkeleid Alibeaj, ka komentuar deklaratën e mjekut Halim Kosova, s’e është i zhgënjyer nga vlerësimi PD-së dhe se Edi Rama, e kishte vlerësuar më shumë se vetë partia e tij.
Alibeaj u shpreh me fjalët se; “ çdo joshje nga Edi Rama është me helm brenda.” Gjatë një interviste e dhënë për Klan Neës, tha se ka respekt të madh për kolegun dhe mikun e tij dr.Kosovën, duke shtuar se përgjatë procesit të kandidaturave ka një komision që jep opinione, por organi i fundit që merr vendimet përkatëse, është sigurisht Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.
“Joshje nga Edi Rama ta them me siguri është me helm brenda. Kjo është e sigurt. Unë kam respektin më të madh për kolegun dhe mikun tim doktor Kosovën. Sigurisht një gjë është e qartë, që përgjatë procesit të përzgjedhjes së vlerësimit të kandidaturave ka një komision, kishte një komision. Ishte ky komision të cilin e kemi dhe organ statutor i emëruar nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar siç edhe mund t’ju bëj të qartë juve dhe kujtdo tjetër që opinionet e këtij komisioni janë të natyrës konsultative. Organi i fundit i cili do të marrë vendimet përkatëse është sigurisht Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Kështu që ky është qëndrimi për doktor Kosovën dhe për gjithë të tjerët”,kështu është shprehur Alibeaj.