Fatos Lubonja: Rama tenton të marrë të gjitha pushtetet, e të kapë drejtësinë, por fundi nuk do të jetë…

0
351
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatos Lubonja, ishte i ftuar në emisionin “Real Story”, në “Neës 24”, kudeklaroi se; Rama me anë të reformës në drejtësi, po tenton që të kapë të gjitha pushtetet.

Në fjalën e tij, Lubonja theksoi se; Kryeministri Rama po lufton që të kapë drejtësinë, duke shtuar se fundi mund kontrollon gjithçka e për rrjedhojë, situata mund të bëhet akoma më e vështirë.

Reforma në drejtësi janë njerëzit dhe nuk është shpirti i Zotit. Dvorani mori çmim dhe është turp i madh dhe për ata që ia dhanë atë çmim. Ilir Meta ishte vetë që aprovoi reformën në drejtësi. Populli do shenjën e pavarësisë. Ne vijmë nga drejtësia e Enverit, që dënonin me vdekje, pa avokat, pa gjë. Prirja për të kapur reformën në drejtësi nga të fortët në Shqipëri ekziston.

Aq më tepër që Ramën e njohim se kush është. Këtu është e kapur ekonomia, media gjithçka. Këtu po bëhet reforma, që Rama të kapë më shumë pushtet. Nano u kap për luftë politike. Këtu kemi të bëjmë me luftë politike për të kapu drejtësinë. E do arrijmë në fund në një bandë të vetme, që kontrollon gjithçka, që do të na çojë situatë shumë të vështirë. Meta padyshim ka interesat e veta, po mbrohet, por kur më mbron si qytetar, kur denoncon PPP-të, mbron disa kauza qytetare”, kështu është shprehur Lubonja.

Zjarr Tv Ad