Basha nuk ndalet: Do ta çoj vulën në Gjykatën e Lartë

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se do të bëjnë rekurs për vendimin e Gjykatës të Apelit, e cila i dha vulën Sali Berishës.

Më tej Basha tha se do të futen në zgjedhje si PDSH dhe se kjo është beteja e tij.

“Shqiptarët do kenë alternativen e tyre. Rekursi bëhet sepse është bindja e thellë edhe profesionale dhe juridike që vendimi i 11 qershorit është i padrejtë. Do bëjmë rekurs. Në çdo rast shqiptarët do kenë alternativen e tyre.

Ne do hyjmë në zgjedhje. PDSH do të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PDSH është me vlerat që ka lindur. Nuk mundet PD të jetë kundër SPAK, kundër aleatëve strategjike. Beteja jonë e parë është që përmes rekursit PDSH ti kthehet demokratëve për të bërë një beteje

Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën. Në fakt është aseti i vetëm i Ramës në zgjedhje.

Qëndrimi ynë sot është që përmes një rekursi do kërkojmë që PDSH të kthehet tek vlerat. Në cdo rast alternativa jonë do jetë në zgjedhje”, tha Basha

Zjarr Tv Ad