Hapet virtualisht një letër e rrallë e vulosur 300 vjet më parë

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një letër e shkruar më 31 korrik 1697, nuk arriti kurrë të mbërrijë te marrësi i saj. Letra u gjet, në Holandë, midis viteve 1689 dhe 1706, në një arkë druri me 577 letra të tjera të padërguara dhe të mbyllura, të cilat u ruajtën në një muze në Hagë. Deri më tani këto letra nuk u hapën asnjëherë për të mos dëmtuar teknikën e veçantë të mbylljes që ato kishin.                                    Në ato kohë të largëta, kur mungonte zarfi dhe kode të ndryshme të sigurisë, hartuesve të letrave iu duhej të përdornin një teknike të specifike të mbylljes së letrës, një lloj palosjeje të ndërlikuar që ruante privatësinë e tekstit shkrimor. Megjithatë, një ekipi kërkimor ka gjetur një mënyrë për të lexuar një nga letrat pa e shpalosur atë. Kjo është arritur duke përdorur një skaner me rreze X dhe algoritme kompjuterike. Teknika zbuloi përmbajtjen e letrës që është një kërkesë nga dërguesi, Jacques Sennacques, ndaj kushëririt të tij, marrësit Pierre Le Pers, një tregtar francez, për një kopje të njoftimit mbi vdekjen e Daniel Le Pers.

Përmbajtja duket jo dhe aq e rëndësishme, por studiuesit thanë se letra jep një pasqyrë interesante të jetës sociale të njerëzve të zakonshëm të asaj kohe.

Zjarr Tv Ad