Thomas Strakosha shqetëson sërish stafin drejtues të Lazios por edhe trajnerin Edy Reja. Portieri kuqezi ishte përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar por pak përpara sfidës kundër Juves, Strakosha ndalet sërish. Gardiani nuk u stërvit me grupin në “Formello”, qëndron stërvitore të Lazios, duke vënë ndjeshëm në pikëpyetje prezencën e tij kundër “Zonjës së Vjetër”.
Më shumë se sa trajnerin Inzaghi i cili tashmë ka si të preferuar Reina, kjo situatë që po kalon Strakosha shqetëson trajnerin e Kombëtares Edy Reja. Strakosha ka qenë gjithnjë preferencë e parë për teknikun italian por edhe ai ashtu si Inzaghi vështirë se mund ti besojë një fanellë titullari për ndeshjet e marsit, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. Ky është një sezon jashtëzakonisht i vështirë për Strakoshën, mes COVID-19 dhe dëmtimeve të shumta, portieri kuqezi është larg formës dhe emrit që përfaqëson, për më tepër këtë periudhë është folur shumë se në fund të sezonit mund të ndryshojë skuadër.