Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranon kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për gjykim të shkurtuar.
Mesa duket, ish-kryeprokurori pas “sorollatjeve” në shkallët e drejtësisë ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Adriatik Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë.
Seanca për të do të zhvillohet më datë 19 mars.
Me kërkesën për gjykim të shkurtuar nga vetë subjekti i ligjit, në këtë rast Adriatik Lalla, e pranuar dhe nga Gjykata e Posaçme, ish-kryeprokurori shqiptar pranon akuzën për mosdeklarim të ardhurash dhe fshehje pasurie.
Disa ditë më parë Llalla kërkoi të gjykohej nga togat e zeza të Tiranës, mirëpo Gjykata e Lartë vendosi që ish-kryeprokurori të gjykohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.