‘Benz-i’ përplaset me ‘Opel-in’, plagosen dy të rinj në Shijak

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident është regjistruar këtë pasdite pranë fshatit Sallmonenë Shijak, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se janë plagosur dy të rinj, shtetasi B. N., dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 22 vjeçe.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak:

Më datë 17.03.2021, në orën 16:15, në Sallmone, Shijak, shtetasi M. M., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. N., 22 vjeç. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi B. N., dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Zjarr Tv Ad