Nga Ermal Mulosmani/Zamo te Nusreti njoftohet për kontratën e re të Lalës në Rinas…

0
157
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Nga Ermal Mulosmani
Një mesazh mbërriti në celularin e Zamos. Miku i tij i afërt e lajmëron se Rama do i shtojë kontratën e Kastratit me 13 vjet, një biznes i mirë ku ky katnari Kukësit kap rreth 300 meleonë në fund.
“QR bre lalkë, 300 meleonë, e kupton ti apo jo. Rrimë ne bëjmë resorte e dyqanka moderne, ja vjen ky siberiani nga shpellkat e fundbotës dhe të kap 300 meleonë….”
Zamo u ngrys. Përballë kishte atë tipin që fle në hotele me nga 900 Euro nata dhe thotë nuk e di kush i pagoi lekat. Kishte kapur një taljat nga të Nusretit dhe po e shqyente. Në të djathtë kishte Ministrin entuziast të Fatkeqësive që fliste me një fjalor që bënte me turp edhe Raqkë Kokëmizën.
Kjo e bëri nervoz edhe më tepër Zamon. Dmth ne punojmë këta bëjnë qejf dhe sillemi me lepe- peqe.
Një zhurmë e bezdisshme, nga mbrapa bëri të kthente kokën e të shihte një kamariere idiote që po xhironte me telefon…
Iu pre oreksi, iu duk vetja koqe. Dmth unë bëj Shqipërinë evropiane me ndërtesa moderne, projekte bashkëkohore, resorte luksoze e ai katnari numuron paret me makinë. Neveria iu shtua edhe nga bashkëbiseduesit që u lëshuan në mishin e Nusretit dhe bisedat me pullë të kuqe ku Ministrat shkëlyheshin duke qeshë…
Doli jashtë. I ra telefonit:
Zamo: “Edo ckemi, ça bëhet andeja? Mora vesh shi i madh po bie”
Kryeministri: “Aman mer burrë se e mori vesh gjith Shqipria, jeni mbledh anej nga Nusreti e jeni zdërhall duke hongër mish…Thuaji atyre shkër…mos më dalin më përpara syve. Po bohet nami në Shqipëri, kanë dalë videot ku dukesh dhe ti”…
Zamo heshti pak. Edhe kjo i duhej…
“Edo, dëgjo tani. Kjo është puna juaj lalkë. Unë erdha këtu për të pa ca punë të miat dhe as më rruhet se ça thonë andeja. Kam një merak tjetër. Mora vesh që do i shtosh atij kamionistit kuksian nja 13 vjet koncesionin. Pra ne punojmë për Shqipërinë evropiane me parametra, lekat i merr Shefqetka. Jo lalkë, kjo nuk shkon më”
Kryeministri pa atë që i mbante çadrën. Shiu vazhdonte të binte rrëke. Në sfond pa një shtëpi nën ujë dhe ca lopë që pëllisnin të frikësuara, po e humbte durimin:
“Bjeri shkurt Zamo, jepi ku do të dalësh dhe e mbyllim”
Zamo: “Po më hiq ato dreq taksash kromi për tre vjet. Aq krom ka mbetë aty, po mbaron gjithçka në Bulqizë. Ta çoj deri në fund atë vrimë të zezë ku u futa. As 5 meleonë nuk fitoj nga kjo punë, më shumë për sedër e dua”
Kryeministri: “Po e kam bërë atë mut ligji po nuk e firmos ai qelbësira, medemek ai është kundër oligarkëve. Me ty e ka. Por nuk ka ku shkon. Shpejt do ta mbyllim”
Zamo: “Po me atë ligjin e shtetëzimit të pronave të jugut si jemi? Kur do i fillojmë punët? E di që grekëve nuk kemi çu bëjmë por të paktën tu marrim tokën shqiptarëve?”
Kryeministri: “Zamo, të lutem ta spostojmë pas zgjedhjeve këtë punë se tani më duhen votat. Por ja, tani do mbyll tenderin e tunelit që na nxjerr direkt te resorti yt. Çke bre lalkë, të gjitha do i zgjidhim, bashkë jemi, mos u mërzit”.
Zamo: “Ok lalkë, më mbyll këtë punën e taksave të kromkës. 3 vjet, aq duhen”.
Kryeministri: “Atë e ke të mbyllur punë një jave. Kujdes mos të ketë shumë zhurmë. Se për Lalën asnjë nuk pipëtiu”.
Zamo: “90% e shqiptarëve nuk kanë për ta marrë vesh që është marrë ai vendim. Do merrem vetë. Po ik tani se u lage boll. Hajt mirupafshim”
Kryeministri: “Shnet Samo, kalo mirë. Mu bërtit pak atyre qelbësirave se mezi pres të kthehen. Ma morën erzin”…
“Pa problem”- ia ktheu Zamo dhe u fut pa qejf brenda.
A ia vlente për 5 meleonë të qelbta të bënte gjithë këtë bisedë?!
Zjarr Tv Ad